Jam një djalë nga Elbasani. Jam shumë i vrarë shpirtërisht. Që i vogël jam rritur pa nënë, pasi ajo vdiq kur kam qënë në klasën e tretë. Ajo iku përgjithmonë, duke lënë kështu jetimë shtatë fëmijët e saj, mua, katër vëllezërit e mi dhe dy motrat. Babai ishte pa punë. U rritëm me mundime, por Zoti nuk na e shuante kurrë shpresën, për një jetë më të mirë.

 

Vitet kaluan dhe ne vazhdimisht e ndjenim mungesën e nënës sonë të dashur, megjithëse babai përpiqej të na mbante sa më pranë.

Me kalimin e kohës, u rritëm dhe secili u bë zot i vetes.Ne shkuam në kurbet për të punuar dhe për të fituar të ardhura sa më të mira.

Motrat u martuan dhe krijuan familjet e tyre.

Njëri pas tjetrit, u martuan dhe vëllezërit.

Vetëm unë isha beqar, pasi isha më i vogëli.

U ktheva për të jetuar me babain tim sepse ishte i sëmurë dhe si djali i pleqërisë duhej të kujdesesha për të. Kur isha në greqi, bleva disa mjete muzikore, të cilat më shërbyen shumë këtu në Shqipëri.

U lidha me një grup muzikor dhe shkonim nëpër dasma. Një herë na qëlloi që të kishim një dasmë shumë larg, në një fshat të Librazhdit.

Koha ishte shumë e keqe dhe mezi mbëritëm. Na pritën shumë mirë, ashtu si e kishin traditë. Në fillim na qerasën me kafe, pastaj na dhanë për të ngrënë. Ushqimi ishte shumë i mirë.

Pasi u shplodhëm pak, filluam të luanim muzikë. S’kaloi shumë kohë që kishte filluar muzika dhe filluan të vinin njërëz të ndryshëm nga fshati, mes tyre dhe vajza të reja.

C’te shihje vajzat, njëra më e bukur se tjetra. Por ende nuk kishte ardhur vajza që unë dashurova.{josociallocker} Pas një ore erdhi vajza që më bëri të shtangesha.

Ajo ishte një ëngjëll.

Nuk i'a ndava sytë për asnjë cast. Doja t’i flisja, por aty nuk kisha mundësi pasi kishte shumë njerëz.

Nga mesnata njerëzit nisën të largoheshin pak e nga pak. Pata frikë mos po largohej edhe ajo, por jo. Ajo ishte mbesë në atë shtëpi. Erdhi momenti që duhet të kërcente i zoti i shtëpisë dhe kështu nisi vallja. Edhe ajo po kërcente.

Nga gëzimi që kishin, ata më ftuan edhe mua që të kërceja me ta. Shkova pa u menduar dy here, madje shkova për t’u kapur dorë për dore me atë.

Pas disa castesh i bëra me shenjë orkestrës që të fillonin një vallëzim. Nisi muzika e lehtë dhe unë e ftova për të kërcyer.

Ajo pranoi. Unë isha gati të fluturoja nga gëzimi.

E pyeta për emrin, e quanin Alketa.

Mbas vallëzimit, i zoti i shtëpisë na tha që t’i mblidhnim veglat, pasi filloi të binte shumë shi. Mblodhëm veglat dhe u futëm në shtëpi.

Nuk kishte shumë vende për të fjetur, por ne do qëndronim aty. Alketa ishte duke bërë ndonjë pastrim të mundshëm në shtëpinë e dajës së vet. Pra, të zotin e shtëpisë ajo e kishte dajë. Unë nuk u shtriva, por i kërkova Alketës të më bënte një kafe.

Duke pirë kafen e duke biseduar me Alketën, u gdhi.

Nuk po zgjatem me hollësitë e tjera gjatë dasmës sepse nuk ndodhi ndonjë gjë e vecantë me ne. Mbaroi dasma dhe ne u larguam.

E pashë Alketën tek po rrinte shumë e menduar dhe e mërzitur, I premtova se do t’i shkruaja. Ashtu ndodhi, s’kishte kaluar as një jave dhe unë i dërgova një letër. Mbas një jave, marr letër nga Alketa, ku thoshte se donte të më takonte me patjetër.

Me të marrë atë letër u nisa drejt fshatit të saj. Ajo fluturoi nga gëzimi kur më pa. Më tha se donte të largohej nga shtëpia pasi aty nuk jetohej më.

Dhe kështu lamë ditën e takimit për ta marrë më pas në shtëpinë time. Ishte e diel, shkurt i vitit 2000.

Bëra një rrugë shumë të gjatë në këmbë, pasi kishte shumë dëborë dhe ishte e pamunddur që makinat të kalonin. E mora. Kur mbërita në shtëpi i thashë babait se kjo ishte nusja ime.

Ai u gëzua shumë, na përqafoi duke na uruar “Me trashëgime’. Bënim një jetë të qetë dhe të mirë.

Mes nesh mbizotëronte harmonia. Pas një viti hapa një lokal për të shtuar sado pak të ardhurat në familje.

Alketa qëndronte në shtëpi dhe kujdesej për babain tim, për punët e shtëpisë… Kaluan dy vjet dhe ne u bëmë me fëmijë. Ishte djalë. E donim më shumë se jetën tonë.

Por, pas gjashtë muajsh bëra një gabim dhe rrashë në burg. Babai vinte më takonte cdo ditë për gjashtë muaj rresht që m’u deshtë qëndroja aty.

Nuk doja që Alketa të vinte të më takonte në burg, pasi më vinte zor ta shihja në sy pas asaj që kisha bërë.

Pasi dola nga burgu, më vdiq babai. Mbas vdekjes së babait, unë, nusja dhe djali u nisëm për në Greqi.

Aty kisha mbështetje nga vëllezërit dhe nuk e patëm të vështirë për t’u rrehatuar. Gjetëm punë, lamë edhe disa borxhe që kishim. U përmirësuam ekonomikisht.

E doja shumë Alketën, edhe ajo më donte. Por nuk e di cfarë e bëri atë të më braktiste mbas gjashtë vjetesh martese. Iku dhe më la për dikë tjetër.

Na braktisi të dyve, pasi edhe djalin ma la mua. Ishte lidhur me dikë i cili e mashtroi, donte ta shfrytëzonte për prostitucion. Pavarësisht dhimbjes dhe inatit vendosa ta kërkoj, për ta gjetur e për ta shpëtuar nga e keqja që po i kanosej. U ndjeva i detyruar, sepse e kam dashur, por edhe sepse ishte nëna e djalit tim.

E gjeta, i’a nxora me fjalë dufin që kisha brenda meje dhe më pas e cova te shtëpia e prindërve të saj. Ajo jeton atje, në atë fshat, majë malit. Ndërsa unë me djalin tim në Greqi.

Nuk e fala sepse nuk munda. Ajo për mua kishte mbaruar si femër, pas veprimit që bëri. Ende ndjehem keq për c’ka më bëri të kaloj. Sa herë shoh djalin, dhimbja bëhet më e madhe. Më vjen shumë keq që djali im të rritet pa nënë, kur nëna e tij është gjallë.

Unë e di c’do te thotë mungesa e nënës, dora e ngrohtë e saj. Të rritesh pa dashurinë e nënës, ndjehesh i humbur në këtë botë që të merr frymën pa pikë mëshire.

Megjithatë, nuk mund të gjej asnjë rrugëzgjidhje për këtë. Thjesht do përpiqem të bëj më të mirën e mundshme që djalit tim mos t’i mungoj gjë, Nuk e kisha imagjinuar se do të më ndodhte mua dicka e tillë.

Pasi e mora Alketën nga maja e malit, i’a hapa sytë dhe ajo ma shpërbleu në këtë mënyrë. Nuk arrij ta besoj se si një femër, se si një nënë mund ta lerë fëmijën larg vetes.

Unë nuk mund ta di se cfarë ndjen ajo lloj femre, kur shtyn dita-ditën pa praninë e të birit. Jam i lënduar nga shuplaka e fundit që më dha jeta, por vazhdoj të marr forcë për të ecur para, teksa shoh djalin tim të rritet.  
{/josociallocker}

 

Ju lutem jepni mendimin tuaj per kete artikull, duke komentuar me poshte: