19 vjecariNjë 19-vjeçar shqiptar ka alarmuar autoritet italiane pasi dyshohet se është një ekstremist islamik. Fjala eshte per Denis Jonuzin, që ka jetuar 8 muaj në Cividale në Itali, ndërsa tani ndodhet në Shqipëri. Edhe pse nuk është me një Itali, qytetin e Cividales duket se po e mban në ankth pasi ka të dhëna se është një fanatik i xhihadit.

Gazeta “Messagero Veneto” shkruan se Demir (Denis) Jonuzi kishte shkuar si emigrant klandestin në Itali dhe ishte strehuar prej shtatorit të vitit 2013 në qendrën e pritjes se Cividales, në Friuli, derisa mbushi 18 vjeç.

Pasi mbushi moshën madhore u riatdhesua në Shqipëri. Tani që është kthyer në Shqipëri, ai ka nisur të postojë në faqen e tij në Facebook foto me Kallashnikov dhe Kuran në duar, duke i shoqëruar edhe me përshkrimin “I Love Allah”, “Allah is One”.

Policia italiane besojnë se ai mban kontakte të rregullta me persona që ka njohur në Itali.   Fotot e tij u zbuluan falë nënshkrimit në grupin “Sei di Cividale de..” në Facebook. Ky grup konsiderohet edhe si një kanal komunikimi mes tij dhe të njohurve të tij në Itali.

Një këshilltar rajonal Roberto Novelli, thotë se fotot janë alarmante dhe imponojnë nevojën e një refleksioni të kujdesshëm, pasi ato dëshmojnë për prezencën ekstremizmit edhe në qendrat e pritjes së emigrantëve.

Ju lutem jepni mendimin tuaj per kete artikull, duke komentuar me poshte:





LAJMET E FUNDIT - Minute pas minute

slider-2.png
slider-3.png
slider-4.png
slider-5.png
yahoo.png