KlosiNëse shikoni shkresën urdhri në fjalë nga ana e SHISH është hartuar në fillim të muajit Dhjetor, pra kur qeveria Rama nuk kishte as 3 muaj që kishte ardhur në pushtet dhe në këtë kontekst më duket gati e pamundur që kjo të jetë një lëvizje me autorizim apo me kërkesë të kryeministrit të vendit. Mendoj se duhet vënë theksi te pyetja se ku janë dërguar këto informacione? Kujt do i hynin në punë? – thote ne kete interviste per DITA, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi.

 

Zoti Klosi, ju keni drejtuar shërbimin inteligjent për disa vite. Çfarë menduat kur patë atë shkresë të SHISH që inicionte një hetim të thelluar për zyrtarët dhe drejtuesit e policisë?

Menjëherë mu krijua ideja e paligjshmërisë, pasi ky lloj urdhri bazuar në ligjin për SHISH dhe mënyrën si funksionon institucioni është një lloj urdhri që vjen vetëm pasi ka një orientim nga kryeministri i vendit, pasi ai është eprori direkt i kryetarit të SHISH. Nëse shikoni shkresën urdhri në fjalë nga ana e SHISH është hartuar në fillim të muajit Dhjetor, pra kur qeveria Rama nuk kishte as 3 muaj që kishte ardhur në pushtet dhe në këtë kontekst më duket gati e pamundur që kjo të jetë një lëvizje me autorizim apo me kërkesë të kryeministrit të vendit.

Zoti Klosi, sipas jush, cilat do ishin rrethanat institucionale që do e bënin krejt normal lëshimin e një urdhri të tillë nga SHISH për hetimin dhe mbledhjen e informacionit për zyrtarët e policisë?

Nëse kryeministri i vendit do i kishte kërkuar kreut të SHISH informacione mbi efektivë apo drejtues të policisë, atëherë çdo gjë do të ishte më se normale. Pasi raporti nga SHISH të hartohej, si rregull konkluzionet dhe informacionet e raportit do t’i përcilleshin kryeministrit dhe më pas ky mund t’ia niste ministrit përkatës, që në këtë rast është ministri i Brendshëm, për të marrë dhe masat e nevojshme.

Nga sa keni parë dhe jeni njohur deri më tani me këtë çështje, në vlerësimin tuaj zoti Klosi, cila është masa e përgjegjësisë e vetë kreut të SHISH, Visho Ajazi?

Nga dokumenti i bërë publik, rezulton se urdhri është dhënë nga një drejtor drejtorie. Pra nga një vartës i kreut të SHISH. Në dokument nuk ka referencë se ky urdhër është pasojë e ndonjë urdhri që ka marrë drejtori nënshkrues prej kreut të SHISH. Një hetim i kësaj procedure është i nevojshëm për të zbuluar nëse përgjegjësia shkon deri tek drejtori që ka firmosur apo ka ndonjë urdhër që nuk është bërë publik që implikon dhe zyrtarë më të lartë se ai.

Pra me kaq të dhëna sa kemi nuk ka një implikim të drejtpërdrejtë të kreut të SHISH?

Struktura e SHISH është piramidale, ndaj dhe për të parë se deri ku shkojnë përgjegjësitë duhen bërë të tjera kërkime apo hetime. Deri më tani firma e drejtorit rezulton si nismëtare e kësaj lëvizje. Por ajo që mendoj unë se duhet vënë theksi është pyetja se ku janë dërguar këto informacione? Kujt do i hynin në punë? Se personave që u ngarkon ligji për t’i kërkuar dhe për tu njohur me to, në këtë rast kryeministri, me sa duket nuk kanë lidhje me këtë lëvizje dhe këtë nismë të SHISH-it.

***************

SHISH, shkresa sekrete për agjentët: Mblidhni informacion për krerët e policisë

Në një kohë kur në Shqipëri janë intensifikuar veprat kriminale, ku është përdorur ekzekutimi personave nëpërmjet vendosjes së tritolit në makina, Shërbimi Informativ Shtetëror duket se ka më shumë në fokus hetimin e policisë, se sa mbledhjen e informacionit për personat apo ngjarjet kriminale. Një dokument i SHISH-it, i hartuar prej departamentit të kundrazbulimit, që mban firmën e drejtuesit R. T., është bërë dje publik.Dokumenti është përpiluar si kërkesë operative urgjente, më datë 02.12.2013, vetëm tre muaj nga ardhja në detyrë e qeverisë dhe ministrave të rinj. Kërkesa operative i drejtohet drejtorive të Shërbimit Informativ në të gjitha prefekturat, përfshi degët autonome, nga njëra prej të cilave është bërë e mundur edhe gjetja e dokumentit. Përmes saj, “kërkohet informacion mbi persona të implikuar në veprimtari antiligjore të emëruar në Policinë e Shtetit”, raporton TCH.

Shkresa e SHISH për të kërkuar informacion për drejtuesit e rinj të policisë

Shkresa e drejtorisë së kundra-zbulimit u kërkon degëve të shërbimit, në të gjithë Shqipërinë, të “identifikojnë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në qarqe, më konkretisht  (drejtori qarkut, shefi rendit, shefi krimeve, shefat e komisariateve, drejtori qarkullimit rrugor, ata të emigracionit dhe kufirit) dhe specifikisht të identifikohen personat dhe pozicionet e tyre drejtuese të emëruar pranë policisë së qarqeve, kohët e fundit, me të dhëna që i implikojnë në veprimtari antiligjore. Kërkesa tregon haptas vënien nën hetim të punonjësve të policisë, nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Një tjetër pikëpyetje që ngrihet pas kësaj shkrese është edhe ajo se çfarë informacionesh janë mbledhur, se kujt i janë referuar dosjet me informacione për oficerët e Policisë së Shtetit.

Ju lutem jepni mendimin tuaj per kete artikull, duke komentuar me poshte:





LAJMET E FUNDIT - Minute pas minute
24 K 16:21
Parlamenti ka shtyre miratimin e tre projektligjeve të rëndësishëm, mes të cilëve edhe atë për KLD-në. Shkak për këtë është bërë fakti se mazhoranc...
24 K 16:18
Kuvendi rrëzoi të enjten me 76 vota kundër, një abstenim dhe dy vota pro dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin ‘për pu...
24 K 16:14
Një vajzë atraktive nga qyteti rus Tule, është munduar që përmes vallëzimit erotik të bindë pjesëtarët e shërbimit për konfiskimin e veturave të pa...
24 K 16:06
Ne nje leter qe perfaqesues te Gardes se Republikes i derguan deputeteve te Komisionit te Sigurise jepen disa arsye kunder shkrirjes me Policine e ...
24 K 15:57
Reforma e pensioneve e ndërmarrë nga qeveria nuk do të jetë efektive, pasi në qendër të saj është buxheti i shtetit. Kështu deklaroi deputeti i par...
24 K 15:54
E keni deshuar shprehjen “ne jemi cfare hame”? Kjo shprehje permbledh me pak fjale menyren sesi dieta juaj ndikon jo vetem ne shendetin e brendshem...
24 K 15:49
Një grua 53-vjeçare nga Newscastle, e cila dha djalin e saj për adoptim kur ai ishte në moshën 5-vjeçare, tashmë e ka gjetur atë pas 28 vitesh, dhe...
24 K 15:45
Një hetim i fshehtë nga gazeta britanike “The Guardian”, ekspozon kushtet brenda fabrikave të pulave që furnizojnë disa prej supermarketeve më të m...
24 K 15:35
Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli priti në një takim zyrtar komandantin e Forcës Ajrore të Aleancës, gjeneral Frank Gorenc, i cili ndodhet për nj...
24 K 15:28
Dy punonjësit e Bankës së Shqipërisë që u denoncuan nga kjo e fundit një ditë më parë, kanë grabitur plot 6 miliard lekë. Burime nga policia sqaroj...
24 K 15:22
Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim kërkesën ndaj kryetarit të komunës Gruemirë, Malësi e Madhe, Lirim Nehanaj, i akuzuar për refuzim të deklar...
24 K 15:17
Pr/ligji “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative” është një risi për sistemin e drejtësisë Shqiptare, tha sot Ministri i Drejt...
24 K 15:13
60 persona kanë humbur jetën nga një sulm kamikaz mbi një autobus me të burgosur në Bagdat. Persona të armatosur dhe kamikazë sulmuan autobusin me ...
24 K 15:07
Prej disa ditësh kjo video e denoncuar nga Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore, po bën xhiron e radhës në rrjetet sociale. Në pamje duket një gru...
24 K 15:01
Është folur shumë në internet për telefonin inteligjent Samsung Galaxy S5 Alpha ( që i jemi referuar si Galaxy Alpha në të kaluarën) ku thuhet se d...
24 K 14:48
Gjatë diskutimit të projektligjit për disa ndryshime “Për funksionimin e KLD-së”, deputeti socialist Pandeli Majko deklaroi se thelbi i këtij proje...
24 K 14:40
Pas rrëzimit të avionit në Ukrainë ku humbën jetën 300 persona dhe për të cilin u fajësua Rusia, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka punësuar nj...
24 K 14:33
Sipas një studimi në 10 vitet e fundit, shoqëria shqiptare ka ndryshuar perceptimin ndaj dhunës në familje. Sot 54 % e të anketuarve mendojnë se çë...
24 K 14:30
Historia e emrit të kompanisë “Apple” është shumë interesante, duke u nisur nga Steve Jobs, i cili kishte si frut të preferuar mollën. Dhe pasi ish...
24 K 14:26
Ajo vazhdon që të befasojë me performancat e saj. Është një këngëtare shumë e mirë, por veshja lë shpesh për të dëshiruar. Lady Gaga i befasoi të p...
24 K 14:20
Kompania ajrore kombëtare e Algjerisë “Air Algerie”, ka bërë me dije se ka humbur kontaktin me një nga avionët e tyre, i cili po fluturonte nga Bur...
24 K 14:17
Shkuarja në një udhëtim me partnerin tuaj për herë të parë është si çpaketimi i një valixheje të mbushur me sekrete të çmendura. Ju mund të mendoni...
24 K 14:13
Në pritje të publikimit të raportit të prokurorit special, Clint Williamson ka shumë spekulime për përmbajtjen e tij. Drejtuesit e lartë në Kosovë ...
24 K 14:06
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig thekson se hapja e negociatave për anëtarësimin në BE ka nevojë për një mjedis politik konstr...
24 K 14:01
Me rastin e “Natës së Kadrit”, deputeti i PDIU Dashamir Tahiri ka shtruar iftar në qytetin e Vlorës. Në prani të qytetarëve dhe besimtarëve të shum...
24 K 13:58
Këngëtarja kosovare Fjolla Morina ka publikuar një foto mjaft provokuese, ku duket dekolteja mjaft e thellë e saj. Provokimit të Fjollës, nuk i ka ...
24 K 13:55
“Monumenti i Pavarësisë” tek ish-Parku “Rinia” ka qenë dhe vazhdon të jetë një objekt vjedhjeje e qytetarëve shqiptarë, që prej fillimit të vendosj...
24 K 13:47
Mirë se vini në ambientin më të çmendur, me krijimtarinë më të veçantë dhe më të mrekullueshme që mund të ketë një mjedis pune. Ju mund të pyesni v...
24 K 13:39
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, reagoi ndaj shqetësimeve të ngritura sot nga opozita në konferencën e organizuar prej saj l...
24 K 12:49
Një situatë e paprecedentë tensioni është krijuar mes qeverisë shqiptare dhe Kuvendit. Ligjvënësit e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për...
24 K 11:16
Policia mund të jetë përballë një skandali të rëndë. Djali i një prej viktimave të masakrës së Fierit, thotë se punonjësit e policisë kanë grabitur...
24 K 11:13
Ndryshimi i menjëhershëm i veçorive klimaterike si presioni, temperatura, lagështira dhe era , mund të bëhet shkak për fillimin e dhimbjes së kokës...
24 K 11:10
Barcelona ka arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e Jeremy Mathieu për 20 milionë euro. Mbrojtësi francez do të nënshkruajë kontratë k...
24 K 11:05
Ata ose nuk kanë kohë për t'u larë ose nuk u pëlqejnë produktet kozmetike. Disa nga yjet që pëlqehen jashtëzakonisht shumë u vjen era e keqe, mirëp...
24 K 11:02
Pjepri është një frut veror i pasur me ujë dhe sheqer i cili është në gjendje të hidratojë organizmin dhe të na furnizojë me energji. Gjithë vetitë...
24 K 10:59
Një njeri i rritur ka zakonisht 32 dhëmbë (ose më pak). Por nëse flet për numrin e dhëmbëve askujt nuk i shkon ndërmend një numër me tri shifra. Me...
24 K 10:54
LG i ka publikuar rezultatet financiare për tremujorin e dytë të vitit 2014, nga të cilat mund të thuhet se kompania i ka përmirësuar dukshëm shitj...
24 K 10:50
Është ngjyra më e preferuar, që lidhet me verën, feminitetin dhe romancën. Ky është hiti më i ri i linjës së përjetshme klasike Little Black Dress....
24 K 10:47
Një maskë për fytyrën e cila ka në përmbajtje mjaltin dhe limonin, këshillohet për të gjitha llojet e fytyrave. Veçanërisht këshillohet kryesisht p...
24 K 10:43
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, vazhdon tentativat për transferimin e portierit të Real Madridit, Iker Casillas. Sipas El Confidencial, Topçi...
24 K 10:38
Në numrin e djeshëm DITA publikoi denoncimin penal të bërë nga një emigrant shqiptar në Angli në muajin Shtator 2013. Një femër misterioze që e kis...
24 K 10:34
Suspendimi i Luis Suarez prej katër muajsh mund të zvogëlohet, ashtu që sulmuesi i Barcelonës mund të luajë që në ndeshjen e parë në Kampionatin sp...
24 K 10:31
Lulzim Basha ka shtruar ditën e djeshme një iftar me rastin e "Natës së Kadrit". Gjatë fjalimit të tij, ai është lutur që gjithë politikanët të jen...
24 K 10:28
Në muajin Shtator 2013, një emigrant shqiptar në Angli u paraqit në prokurori në Tiranë dhe bëri një kallëzim të çuditshëm. Një femër misterioze që...
24 K 10:24
A dini që ka një vrasës për shëndetin po aq të fortë sa dhe duhani, por që pa vetëdije dhe me kaq ëmbëlsi e konsumojmë gjatë një dite? Ky vrasës ës...
24 K 10:18
Erëzat jo vetëm që e bëjnë shijen e ushqimit më të mirë, por ato janë të shëndetshme. Njerëzit kanë zbuluar dobitë e erëzave kohë më parë. Më posht...
24 K 10:10
Ekzistojnë gjëra të caktuara të cilat secila femër do t'i dëshironte nga partneri i saj! Kujdes, zgjidhni vetëm njërën nga këto 6 gjëra, sepse përn...
24 K 10:00
Rregulloni flokët valë-valë Thani flokët me pecetë, e më pas vëni shkumë për flokë. Sasia e domosdoshme e shkumës është sa një topi të tenisit nëse...
24 K 09:57
Kjo recetë është e përsosur për ditët kur keni nevojë për më shumë energji dhe nuk keni kohë për të përgatitur një mëngjes të shëndetshëm. Lëngjet ...
24 K 09:52
Zakonisht në industrinë e modës, femrat preferohen sa më të dobëta. Por, së fundmi kanë filluar të kenë sukses edhe modelet më të mbushura. Rasti m...

slider-2.png
slider-3.png
slider-4.png
slider-5.png
yahoo.png