dfgfgnDrejtori i Policisë Shpend Maxhuni, në konferencën për shtyp të mbajtur pasdite, ka konfirmuar se gjatë protestave të sotme janë lënduar 56 policë, dy prej të cilëve rëndë.

Maxhuni konfirmoi se në protestë janë përdorur edhe plumba gome por sipas tij intervenimi i Policisë ishte në proporcion me shperthimin e e situatës.

Maxhuni ka konfirmuar se janë arrestuar 31 protestues porse ky nuk është numri definitiv, meqë arrestimet po vazhdojnë.

Maxhuni po ashtu ka pohuar se gjatë protestës ishte arrestuar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti por pas konsultimeve me prokurorin përgjegjës, ai ishte liruar.

Sidoqoftë, sipas drejtorit të Policisë së Kosovës të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të përgjigjen, pa përjashtime.

Këtë e vërtetoi edhe ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha i cili po ashtu ishte prezentë në këtë konferencë.

Ai tha se pas përfundimit të hetimeve, të gjithë ata që kanë shkelur rendin dhe ligjin do të ndiqen penalisht pa përjashtuar askënd.

Më herët drejtori i Qendrës Emergjente të QKUK-së, Basri Lenjani kishte deklaruar se në këtë institucion shëndetësor janë trajtuar 74 persona, 45 policë dhe 29 qytetarë.

Ju lutem jepni mendimin tuaj per kete artikull, duke komentuar me poshte:


slider-2.png
slider-3.png
slider-4.png
slider-5.png
yahoo.png