endenca e fundit vjen sërish nga India. Pas kinemasë, modës dhe kuzhinës, tani edhe fitness-i po merr ngjyrat e Indisë. Në palestrat amerikane po çmenden pas “masala bhangra” (një lloj kërcimi indian, i cili përbëhet nga dy fjalë indiane: Masala që do të thotë pikante dhe Bhangra, që është vallëzimi tradicional indian). Ky lloj sporti është një aerobi e butë, që duket se po pushton edhe Evropën.

Është vetëm një tendencë e re, por edhe një mënyrë shumë e mirë për t’u njohur me një kulturë të largët. Ajo që vlen edhe më shumë është fakti se të ndihmon shumë në rigjetjen e linjave ideale të trupit, duke të lehtësuar nga kilet e tepërta.

Fitness-i indian është në kërkim të emocioneve, pasi nuk mjafton më vetëm rritja e adrenalinës, ndërsa duket se kanë dalë jashtë modës përzierjet latino-amerikane dhe afrikane. Pra, duket se nuk ka asgjë më të mirë se sa fitness-i indian për të hequr kilet e tepërta, në ritmet e tambureve, muzikës rege, hip-hop, salsa, etj.

Në bazë të kësaj aerobie, është shumë e rëndësishme të mësosh të lëvizësh çdo pjesë trupi dhe në harmoni. Kjo aerobi nxit të qenin i lirshëm gjatë lëvizjeve, të interpretosh sipas fantazisë dhe ndjesive personale muzikën, si dhe duke qenë e lire në stil. Varianti indian i aerobisë ka një avantazh të madh, pasi ndërthur shumë mirë jogën me vallëzimet indiane elegante, në kërkimin e sensualitetit të lëvizjes.

 

Tërheqëse, argëtuese dhe e shëndetshme

Duart ngrihen lart, beli lëviz, trupi djersit si në një maratonë dhe energjia pozitive që të pushton është e pakrahasueshme, kur trupi kthehet në format e dëshiruara. Muzika indiane duket se po infekton modën, kinemanë, sportin dhe tani edhe palestrat. Është e ëmbël, plot ndjenja, humor dhe pasion, romantike dhe ende shumë e lidhur me tradicionalen. Ajo të bën të zbulosh feminilitetin dhe butësinë, lëvizjet janë më sensuale, sfondi është i këndshëm dhe argëtues.

Është një stërvitje, e cila të ndihmon në çdo sezon të vitit, sepse është mjaft argëtuese, të ndihmon të djegësh kalori, bën mirë edhe për ritmin kardiovaskular, tonifikimin e muskujve, si dhe të largon stresin.

Ju lutem jepni mendimin tuaj per kete artikull, duke komentuar me poshte:


slider-2.png
slider-3.png
slider-4.png
slider-5.png
yahoo.png