njesiteKur na ndajnë vetëm pak muaj larg zgjedhjeve vendore, KQZ u “tërheq” veshin krerëve të njësive vendore për dorëzimin e informacioneve mbi qendrat e votimit. Në deklaratën për shtyp të KQZ-së nënvizohet fakti se janë rreth 90 njësi vendore që akoma nuk kanë dorëzuar pranë këtij institucioni informacion mbi qendrat e votimit dhe 235 njësi që nuk kanë sjellë informacion për hartat zgjedhore.

Për këtë arsye KQZ i tërheq vëmendjen kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore të cilët në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, nuk kanë sjellë ende informacionin sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe të udhëzimit të këtij institucioni .

Nëse këto njësi nuk sjellin informacionin e kërkuar KQZ paralajmëron vendosjen e gjobave. “Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga ana e KQZ¬-së, janë 90 njësi të qeverisjes vendore që nuk kanë sjellë informacion për Qendrat e Votimit dhe 235 njësi që nuk kanë sjellë informacion për hartat zgjedhore. Ju rikujtojmë kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore, të bashkive dhe komunave, që të sjellin informacionin e kërkuar, pasi në të kundërt KQZ, do të procedojë me gjobë në ngarkim të personave përgjegjës ”, tha zëdhënësja e KQZ-së. KQZ-ja gjithashtu u bëri thirrje Operatorëve Radiotelevizivë me shtrirje lokale dhe kombëtare, në të gjithë vendin, për detyrimin që u ngarkon Kodi Zgjedhor për dorëzimin në KQZ, të tarifave zyrtare për çdo segment kohor për transmetimin e reklamave politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet 21 qershorit 2015.

“Në bazë të nenit 84 të Kodit Zgjedhor, Operatorët Radiotelevizivë me shtrirje lokale dhe kombëtare detyrohen që në çdo rast të zbatojnë tarifa të njëjta brenda të njëjtit segment kohor përgjatë gjithë kohës së fushatës. Gjithashtu, po në këtë dispozitë të Kodit Zgjedhor përcaktohet se “Koha e përgjithshme e transmetimit të reklamave politike gjatë gjithë fushatës zgjedhore nga secila radio dhe televizion privat, nuk mund të jetë më shumë se 90 minuta për secilën parti apo kandidat të regjistruar për zgjedhje”.

Ju lutem jepni mendimin tuaj per kete artikull, duke komentuar me poshte:


slider-2.png
slider-3.png
slider-4.png
slider-5.png
yahoo.png