vajzaNuk kane qene te pakta raportimet ne kroniken e zeze, per perndjekje, presion, shantazh dhe deri vrasje te femrave per shkak se keto te fundit ndahen prej nje mashkulli.

Por, nese studiohen me vemendje keto raste mbi 90% e tyre ndodh ne zonen e Veriut dhe te Vlores, zona te cilat ne zhargonin popullor njihen si zona e malokeve dhe leberve.

Vetem brenda javes se fundit u raportuan krime te renda me nje bilanc tragjik viktimash. Nje i ri ne Shkoder beri kerdine tek familja e ish te fejuares, sepse vajza i kishte dhene fund lidhjes me te.

 

Dhe sot ne Vlore, nje tjeter i ri ekzekutoi ish te dashuren e vet (ai deklaroi ne Polici se ishin te lidhur me para dhe dashka sqarim pse ajo po ndahej ???!!!) dhe kusheririn e saj dhe u plagos nje i trete i pranishem ne tavoline me ta.

Por, nuk jane vetem keto 2 ngjarje qe te pergjithsojme alarmin per te pasur kujdes se me ke po lidhen femrat.

Para 1 muaji nje tjeter ngjarje u raportua ne media ku nje i ri nga Lezha perndiqte ish te dashuren e vet nga Tirana, saqe ajo u detyrua te lere shkollen e larte, te mbyllet ne shtepi dhe te ndahet edhe nga i fejuari.

Dhe po ne kete hark kohor nje burre 40 vjec nga Vlora, pasi kishte pasur per te dashur nje adoleshente, e kishte filmuar dhe i bente shantazh qe ajo mos te guxonte te ndahej se perndryshe do ia nxirrte online videot. Dhe kishte shkuar edhe me larg, duke e detyruar qe edhe te vidhte ne familje dhe leket t'ia jepte atij legenit, sepse ai nuk rreshte duke e shantazhuar. 

Jane edhe 3-4 raste te tjera vetem brenda 2014 qe meshkuj nga Mirdita e Lezha, qe jo vetem qe nuk e linin te dashuren te shkeputej, por e detyronin ate te ishte pjese e origjive me grate e tyre.

Por sa e sa raste te tjera, qe nuk jane bere publike per shkak frikes, e turpit nga opinioni publik edhe pse perndjekja mund te kete qene shume e rende. 

Perdorimi i termave lab a malok, sigurisht qe eshte i rende, por nuk jemi ne qe i kemi shpikur. Dhe edukimi i kesaj popullsie, ku me shpesh verehen keto fenomene, me te drejtat nderkombetare te njeriut ku perfshihet edhe e drejta per t'u lidhur e divorcuar e femres, mund te zgjase me dhjetvjecare.

Por deri atehere nese doni te mos ju shkoje jeta dem e mos te mallkoni veten, kurre mos u lidhni me te tille. 

 

P.S Keto rreshta jane nje nga nje vajze qe ka vuajtur nje lidhje te tille me njerez te tille. Edhe per 1 vit rresht kerkoja ta shkepusja si lidhje, nuk me lejonte ne asnje menyre. Vetem pasi ai shyqyr Zotit zuri te dashur nje tjeter, nuk i duhesha une e me flaku si lecke.

 

Ju lutem jepni mendimin tuaj per kete artikull, duke komentuar me poshte:


slider-2.png
slider-3.png
slider-4.png
slider-5.png
yahoo.png