gjinkuri-5-pyetjeMinistri i Energjisë dhe Industrisë ka sqaruar akuzat e opozitës se qeveria po blen dyfish më shtrenjtë energjinë, në një situatë kur reshjet janë të shumta dhe prodhimi vendas është në nivel maksimal. Para dy ditësh, kreu demokrat, Basha akuzoi qeverinë se blerja e energjisë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë të paktën 4 milion euro dhe nëse OSHEE do ta kishte blerë energjinë direkt nga KESH-i, këto shpenzime do të ishin kursyer.

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”,  ministri Gjiknuri thotë se ky rregull është zbatuar edhe në vitet kur PD qeveriste dhe se OSHEE e bën planin e blerjes së energjisë para kohe. Ministri Gjiknuri tha se në këtë rast nuk ka shkelje të ligjit, por ky është një parim i ndjekur në tregun e energjisë elektrike.

Intervista e plotë e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri

Do ta nisim bisedën nga situata hidroenergjitike e vendi, kur ka pasur përmbytje gjithnjë është përmbytur Shkodra. Si është gjendja hidrike në tre hidrocentrale, ka arritur në pikën kritike që mund të kemi sërish përmbytje në atë zonë?



Ka arritur në pikën që shkarkimet e kontrolluara nuk do të jenë shkak për përmbytjen e nën Shkodrës. Jo se niveli nuk është ngritur, kur filluan shkarkimet ishte në 292.6 niveli i Fierzës, tani kemi një rënie për shkak të shkarktimeve të kontrolluara dhe prodhimit me kapacitet të të gjithë hidrocentraleve. Shkakrimet janë rreth 840 metër kub nga Vau i Dejës, kemi ulur shkarkimet në Fierzë dhe jemi Brenda kuotave që nuk përbëjnë shkak për përmbytje. Edhe ndonjë çikë ngritje të nivelit të lumit, për ato zona është e zakonshme, siç është zona e Obotit, që janë nën nivelin e detit. Për shkak të mirëmenazhimit që janë marrë masat në kohë, është respektuar rregullorja siç duhet… Ka rënë borë, temperaturat kanë rënë, e kur bien temperaturat bien prurjet, ulja e temperaturave ka dhënë këtë rezultat. Mendoj që Shkodra nuk do të ketë problem, tani asnjëherë nuk i dihet kohës dhe fenomeneve që nuk i kontrollon dot njeriu, sat janë marrë dhe është respektuar rregullorja, shkarkimet kanë filluar në kohën e duhur dhe prodhimi i energjisë është bërë sipas përcaktimit të rregullores. Sot që flasim kaskada punon me efikasitet të plotë.

Gjatë dhjetorit e janarit kaskada punonte me kapacitet të plotë, pse mbahej rezerva hidrike që tani derdhet?

Nuk mund ta shkarkosh rezervën me hamendje, duhet ruajtur ca niveli. Nuk fillohen shkakrimet kur janë kuotat nën 290, mbi 290 fillon e mendon për shkarkime sepse mund të ndodhë dimër i ftohtë dhe i thatë e që rritet konsumi i energjisë elektrike. Nuk është një gjë e thejshtë që uji është në një magazinë dhe në çdo kohë e hap apo e mbyll. Prandaj ka një rregullore, ka një secretariat që është mbledhur dhe ka marrë vendim në fillim të shkurtit të fillojë shitja e energjisë dhe shkakrime të kontrolluara.

Sa prodhohet nga hidrocentralet dhe sa importohet? 

Importohet pjesa e humbjeve, duhet të dini se si funksionon tregu në Shqipëri. Operatori i Shpërndarjes importon vetëm pjesën e humbjeve të energjisë.

Sa është konsumi në Shqipëri dhe sa është kapaciteti i hidrocentraleve shqiptare?

Kapaciteti është 1400 mega vat, duke përfshirë dhe hec-et private, konsumi është mbi 7 terra nga e cila një pjesë e mirë e kësaj mbulohet nga operatori i Shpërndarjes. Sot që flasim po punohet në Fierzë me 475 megavat në orë , Komani 375 dhe Vau i Dejës me 188. Është gati fuqia e plotë e këtyre hidrocentraleve. Një pjesë e kësaj shkon për konsumatorët e rregulluar…

Pyetja ime konsistonte në bilancin enegjitik të vendit, sa prodhon Shqipëria dhe sa konsumon?

Bilanci energjitik i vendit në kushte normale mbulohen nevojat deri në 55-60% të konsumit në Shqipëri. KESH-i në kushte optimale shkon deri në 4 terra. Pjesa tjetër plotësohet nga hidrocentrale private. Energjia e prodhuar lirë e KESH-it me pak se 10 euro mega janë përgjegjëse vetëm për 50 e ca % të nevojës. Pjesa tjetër janë ose çmime importi, ose çmime siç kanë qënë me hec-et private 10% më të larta se sa importi e prandaj kostoja e energjisë sa vinte dhe rritej. Në kushte normale 40 % e energjisë duhet të importohet.

Një akuzë që ka bërë opozita ditët e fundit, kur kemi dy kompani KESH që është publike dhe OSHEE po në pronësi të qeverisë, KESH eksporton ndërsa OSHEE blen energji jashtë. Difernca që shet KESH dhe OSHEE që blen është rreth 20 euro për kilovat në orë. 

Ka spekullime, nuk është një gjë që ndodh sivjet. Gjithmonë ka ndodhur për shkak të modelit të tregut që kemi. OSHEE është i ndarë nga pikëpamja ekonomike, modeli është që ai që është përgjegjës për shpërndarjen është i ndarë nga prodhimi. Prodhimi ka një politikat e tij dhe shet sipas nevojave të tregut, përveç pjesë së rregulluar. Humbja vetëm importohet nga OSHEE-ja, duhet të mbulohen me tarifën e rregulluar nga KESH-i. Çdo tepricë e KESH sipas rregullores së tregut të vendosura me kohë, kur ka tepricë KESH duhet të dalë në ankand dhe e vetmja mënyrë për të testuar çmimin e energjisë është ankandi. Këtë ka bërë KESH, por jo KESH gjithmonë ka tepricë. Vetëm kur ka prurje të tilla siç kanë qënë, në ato moment ose duhet të shkakrojë ose të shesi.

Nuk ia shet dot OSHEE se pse kjo ka kontraktuar enregji, sepse OSHEE kur blen energji ka një datë fikse dhe një peridhë planifikimi. Javën e fundit të janarit duhet të ketë lidhur kontratë. Energjia nuk është një mall që është kollaj për tu tregëtuar, duhet ta gjesh dhe të marrësh kapacitetet e nevosjme për tra transmetuar. Energjia vjen nëpërmjet linjave të interkonjeksionit dhe duhet ta kontraktosh në kohë se nuk mund ta lësh vendi në pritje a do të bjeri shi apo jo, pasi mund të mbetesh pa energji. OSHEE lidh kontratë në bazë të planit të saj duke marrë në konsideratë nivelin e humbjeve që ka. Ankandet zhvillohen nga data 24 janar, që ishte e pamunudr për KESH të parashikonte energjinë e nevojshme që do të donte OSHEE për konsumin e këtij muaj.

Rastësi është që enegjia që blen OSHEE është 30% më e shtrenjtë se ajo që shet KESH-i?

Kur shet në kushte emergjente është më lirë, sepse ky është tregu, shih trendin, madje ka qenë shumë më lirë. Në vitin 2013 ka qenë shumë shumë më lirë. Ky është modeli i tregut që ka vazhduar gjithmonë. Ke shitje në qershor të 2013 me 27 mega. Energjia natën është në gjithë botën falas, ka vende që ta japin zero lekë. Se ku e çon energjinë natën, nuk mund të mbyllet një termocentral. Nuk ka një ligj nuk ka një bazë ligjore që të detyrojë KESH të shesi apo OSHEE që ta blejë nga KESH. Për shkak të kësaj anomalie që është krijuar, çmimet që ka shitur KESH në shkurt janë 92 % të çmimeve të bursës. Kur importon enegji duhet të llogaritësh dhe kapacitetet e transmetimit.

Këta tregtarë janë ata që i blejnë kapacitetet, kaq hapësirë të mban rrjeti. Nuk ka asnjë shkelje të ligjit, le të dalë dikush të thotë që është shkelur ligji. Ky është modeli, ndryshe do të ktheheshim në sistemin socialist kus çdo gjë do të ishte e shtetit. Atëhere nuk duhetë të kemi më as treg energjie, e nuk do të kmei më nevojë për tregti. Korporata vetë në mënyrë të lirë bashkë me operatorin e shpërndarjes arritën një kontratë për marsin dhe prillin nëse vërtet do të jetë një peridhë e mirë, do të ketë një prodhim konstatnt të energjisë që të arrijë një marrëveshje. Edhe korportata fiton para dhe OSHEE ul konston e importit, dhe kjo mbase mudn të hajë kritika. Në Shqipëri ndodhesh mes dy zjarresh, sepse vendet kanë detyrime për tractate për tregëtinë e lirë. Kjo është një marëdhenie direkte mes kompanive, dhe shteti nuk ka asnjë rol.

Vdiq dikush për 30 mijë lekë të vjetra që nuk i kishte paguar, ndërsa me një firmë ky drejtori i KESH…

KESH bën ankand nuk bën gropë, përkundrazi ka fituar 10 milion euro që do të shkonin dëm. OSHEE për periudhën në vazhdim meqënëse ka super prodhim kanë bërë një marrëdhenie tregtare, nuk ka rol shteti këtë duhet të kuptoni. Kjo është kuadri rregullator, ne synojmë që këto kompani të jenë si korporata, jo si segmente që drejtohen nga Ministria. Kjo është kuadri rregullator, ne synojmë që këto kompani të jenë si korporata, jo si segmente që drejtohen nga ministria. Nëse ne krijojmë segmente shtetërore në sektorin energjitik, sikur janë zgjatime si zyrat e shtetit ne do të përsërisim të njëjtat gabime.

Këto nuk mund të koordinohen? Që mos kemi gropa të tilla që shkojnë deri në 20 milionë euro?

Nuk i koordinon dot, ça do bënte OSHEE do priste, të shtinte fall se si do ishte moti? Të kontraktosh energji për një muaj, duhet ta blesh që 10 ditë të muajit tjetër. Në këtë kohë KESH nuk të garantonte furnizimin të energjisë se nuk e dinte se sa do t’i kishte prurjet...

Ju lutem jepni mendimin tuaj per kete artikull, duke komentuar me poshte:


slider-2.png
slider-3.png
slider-4.png
slider-5.png
yahoo.png